fbpx

Ahmeti i reagon Visar Ymerit: Mos aktro dhe ia përmend një rast

  13 Dec 2017

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Vladrin Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj liderit të VV-së, Visar Ymeri, raporton Gazeta Blic.

Ahmeti e ka quajtur Ymeri si person që aktron madje i ka kujtuar këtij të fundit edhe një rast, ku sipas tij i kishte treguar për ndarjen Albin-Molliqaj.

“…Tha se dikush kishte vene aktivistet ne dileme para nje ndarjeje: Albin – Dardan. Kerkove qe tash e tutje askush te mos fliste ne mbledhje. Por s’te degjuan kllika e Molliqajt (nese vec s’jeni marre vesh ashtu), dhe filloi lincimi ndaj meje ne syte e tu. Nuk reagove fare”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Visar,

Meqe po thua kemi organe ku diskutohen hapur problemet, dhe njekohesisht aktron sikur je kunder lincuesve, dua ta kujtoj nje rast.

Ishte muaji prill i ketij viti, kur na tha qe ky problem tashme eshte zgjedhur, e qe sonte ne medie po thau te kunderten. Nuk e di cila eshte e verteta, por per te paren deshmitare jane te gjithe aktivistet e sekretariatit te pergjithshem. Tha se dikush kishte vene aktivistet ne dileme para nje ndarjeje: Albin – Dardan. Kerkove qe tash e tutje askush te mos fliste ne mbledhje. Por s’te degjuan kllika e Molliqajt (nese vec s’jeni marre vesh ashtu), dhe filloi lincimi ndaj meje ne syte e tu. Nuk reagove fare.

Kur mora fjalen dhe i zhvesha kliken, tregova me emer mbiemer kush ishte personi qe kishte fillu kete fushate: Dardan Molliqaj, dhe tregova 3 raste se si nje nga klika e tij i kishte thirre aktivistet ne takime ne forme fushate. Ata ne syte e tu e pranuan kete me fjalet “po i kam thirre e taku, edhe cka” (sikur Kalludra – Albulena Haxhiut se voni).

Sapo u zhveshen, me ndalove fjalen menyre autoritare, duke me thene qe te flase vetem ne menyren se si ti mendon. Une sigurisht qe nuk e vazhdova, por u pa siklet nga ti sapo u pa hapur kush e kishte bere ate fushate.

Visar, brenda forumeve na e ke mbylle gojen. Te pakten ke tentuar. Meqe po kerkon te respektohen organet, zbato statutin, mbledhe keshillin e pergjithshem, shpalli zgjedhjet e brendshme.

Pasi ta besh kete, bashke me Dardanin gjejeni kandidatin konsensual, ose kandidoni te dy, vecmas ose bashke dhe respektojeni demokracine.