Ahmeti godet Molliqajn: Po bën fushatë të ndyrë kundër Albin Kurtit

  12 Dec 2017

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti tha se nuk ka pasur asnjë rast që Albin Kurti të shkojë në ndonjë komunë dhe të caktojë kryetarin e Qendrës së Lëvizjes.

Mirëpo, këtë po e bën sipas Ahmetit Dardan Molliqaj së bashku me fushatën e ndyrë kundër Kurtit.

Këto komente Ahmeti i ka bërë në Facebook përmes një statusi duke shkruar se mbledhja e djeshme që zgjati 7 orë ishte në interes të vetëm një personi.

Shkrimi i plotë:

I kemi dëgjuar keta ‘kritikët’ tek thonë që po krijohet kulti, dhe po fokusohemi vetëm tek një person. Kemi dëgjuar te flasin e shkruajnë kinse kundër autoritarizmit, për të drejtën për kritikë (duke iu referuar fyerjeve e ofendimeve, se ashtu e shohin kritikën).

Por kush janë autoritarët e vërtetë?

Unë nuk di një rast të vetëm që Albin Kurti të ketë shkuar në një komunë dhe të ketë caktuar kryetarin e Qendrës së Lëvizjes, duke iu thënë të pranishmëve ‘kujt nuk i pëlqen, ja ku është dera’. Kjo është bërë pikërisht nga drejtuesi i klikës që për 1 vit bën fushatë të ndyrë kundër Albin Kurtit, pra nga ish-sekretari organizativ.

Unë nuk di një rast të vetëm që Albin Kurti i kërkon anëtarëve të Lëvizjes të mos shprehen për një problem madhor që i shqetëson, siç janë zhvillimet në Lëvizje. Të mbash mbledhje 7 orë, e po nga ajo mbledhje për interes të vetëm një personi, ish-sekretarit, të dalin lajme të pavërteta për përçarje e dorëheqje ne medie ku ish-sekretari ka aksione, e në fund të mos merresh me ata, por të merresh me aktivistët të cilëve të vetmin vend për t’u shprehur i ke lënë rrjetet sociale, përceç që është e padrejtë, shfaq tendencë të hapur autoritarizmi ndaj komenteve që mund të mos i pëlqejnë dikujt në kryesi.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.