fbpx

Ahmeti akuzon Aidën, dhe tregon se si Molliqaj kishte sabotuar Kurtin

  11 Dec 2017

Një nga aktivistët më të zëshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në protesta, i njohur edhe me nofkën ‘autoparlanti’, po del të jetë edhe aktivisti më i zëshëm kundër Aida Dërgutit e Dardan Molliqajt. Valdrin Ahmeti, po akuzon Dërgutin se ka bashkëpunuar me ish’sekretarin Molliqaj, i cili sipas tij, për një vit rresht ka shpifur kundër Albin Kurtit.

Ahmeti ka arsyetuar etiketimet dhe linçimet ndaj Dërgutit duke thënë se ato nuk kanë filluar ndaj saj, por nga koha kur ajo ka filluar të shoqërohet me Molliqajn, shkruan gazetametro.net.

 

“Lincimet e etiketimet ne Levizje kane filluar pikerisht nga ata me te cilet shoqerohet se fundmi Aida. Nese Aida, po thote qe para 1 viti, atehere i bie qe keto kane fillu ne orkestrimin e ish-sekretarit qe tash edhe zgerdhihet para medieve per problemet qe i ka shkaktuar”.

Ahmeti ka treguar edhe se si Molliqaj, për rreth një vit ka shpifur, e në zgjedhjet qëndrore edhe ka sabotuar fushatën e Albin Kurtit për kryeministër.

“Klika e ish-sekretarit ka takuar njerez ne forme fushate e ka shpifur per Albin Kurtin gjithandej per me shume se 1 vit. Edhe ne fushaten zgjedhore te 11 qershorit kjo klike sabotoi kandidaturen e Albin Kurtit per kryeminister, meqe smunden ta ndalin kandidimin e tij”.

“Per Aiden kemi pasur respekt shume te madh (madje une vete kam qene nje nga me te zeshmit qe te votohej sa me shume me 11 qershor dhe ne fillim te vitit kam shkuar ne Vushtrri qe te ndihmoje qendren tone atje dhe fushaten per Aiden kryetare te Vushtrrise), por fushata kunder Albinit, lincimet e etiketimet qe i jane bere atij dhe bashkepunetoreve te tij jane dashakeqe, joparimore dhe te pabazuara ne fakte. P.s. per juve qe kerkoni nga une si aktivist qe te mos shprehehm ne FB, e kendej e pershendetni letren e Aides ne fb, ju lus te me kurseni nga hipokrizia”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook