Ahmeti-Abrashit: Qysh s’pot vjen marre …

  01 Oct 2017

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi në emisionin “Debat pernime”, ka thënë se autobusët në Prishtinë i ka sjellë ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit aktual të Prishtinës dhe kandidat për kryetar edhe për një mandat, Shpend Ahmeti.

“Qysh s’pot vjen marre me thanë që Avdullahi i ka sjellë autobusët, kur dihet puna që e kemi bërë ne”, tha Ahmeti.

Ahmeti ka vazhduar më tej duke ia rikujtuar Abrashit të LDK-së që në kohën kur VV ka marrë pushtetin në Prishtinë, ka pasur vetëm 7 autobusë, madje edhe toka e trafikut Urban kanë qenë të privatizuar.

““Komunën e Prishtinës e kemi gjete me 7 autobusë të gjithë të tjerët kanë qenë të privatizuar, madje edhe vet toka ku ndodhej Trafiku Urban”, ka deklaruar Ahmeti..

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.