fbpx

Agim Veliu merr këtë lajm të pikëllueshëm

  06 Nov 2017

Behgjet Hodolli, pas një sëmundje të rëndë sot ka ndërruar jetë. Behgjetin e kanë njohur të gjithë llapjanët si njeriun më të shëndoshë dhe më trupmadh në Podujevë dhe në Llap.

Behgjetin e kanë njohur edhe si bashkëpunëtor të afërt të Agim Veliut kryetarit të Podujevës, shkruan Botapress. Ai e ka shoqëruar Veliun për shumë vjet pas luftës.

Ky lajm e ka prekur shumë Agim Veliun, për humbjen e parakoshme të mikut e bashkëpunëtorit të tij disavjeçar.