Agim Çeku zevendes minister, Berat Buzhala: Agimi, prej kalit, n’gomar!

  10 Oct 2017

Sot Agim Ceku ishte emeru zevendesminister

Fill pas luftes ka qene Komandant i Ushtrise. Ne te gjitha sondazhet ka qene personaliteti me i dashur i popullit. Rrodhen ngjarjet ashtu si rrodhen, edhe u tundua nga politika. Ne nje dite te bukur vendosi ta zhveshe uniformen e Komandantit te TMK’se, pararendesja e FSK’se, dhe te behet kryeminister.

Kishin ndodhur zgjedhjet, kishin ndodhur ndryshime te medha politike, njefar rrokopuje, edhe Agimi, qe te mos mbetej anash, ishte bere minister. Shume prej nesh e pyetem veten, se a ishte kjo e mundur? Prej kalit ne magar?


Na u mesuan syte edhe me kete ripozicionim te Komandantit Suprem te UCK’se, Kryeministrit te Kosoves. Menduam qe kjo ishte sakrifica e tij e fundit. Por jo! Sot Agim Ceku e paska pranuar me ndere poziten me te ulte te mundshme politike. Ate te zevendesministrit.

Tashme nuk befasohem nese ne te ardhmen e shoh drejtor te departmentit ne Peje, ne pushtetin komunal. Pastaj edhe asambleist. Pastaj Kryetar te Qyshkit. Pastaj hmmmmm? A ka dicka ma poshte?

I dashur Agim, do te duhej te kishte qene e kunderta. Qe fillimisht te kishe qene zevendesminister, pastaj minister, pastaj Kryeminister.