Agim Bahtiri:Kadri Veseli dhe Sami Lushtaku,largohuni nga Mitrovica(VIDEO)

Kryetari i deritashëm i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili kandidon edhe një herë për këtë post, ka thënë se këtë komunë nuk do të mund më ta dirigjojnë Kadri Veseli dhe Sami Lushtaku.

“Nuk do ta lejoj Sami Lushtakun asnjëherë më të kthehet në komunë dhe të dirigjojë me komunën”, ka thënë Bahtiri në Info Lokale në Klan Kosova.

“Po i bëj apel Samiut, por edhe Kadri Veselit – le të largohen nga qyteti”.

“Asnjëherë, në asnjë formë, dhe në asnjë sekondë ata nuk do të kthehen në Mitrovicë”.