Agim Bahtiri u ‘çon selam’ Kadri Veselit e Sami Lushtakut

  15 Oct 2017

Kandidati i AKR-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, ka mbajtur sot tubim me banorë të fshatrave të Shalës së Mitrovicës, të cilëve u ka kërkuar mbështetje në zgjedhjet e 22 tetorit.

Duke parë masën e qytetarëve të cilët kishin dalur për ta mbështetur atë në këtë tubim, Bahtiri u shpreh i bindur se do të dalë fitues sërish në garën për qytetin e Mitrovicës. Ai po ashtu tha se do t’i mposhtë edhe liderin e PDK-së Kadri Veselin dhe ish-kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakun të cilët në këto zgjedhje po e mbështesin kandidaten e PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizin.

“Edhe pse në garë kanë hyrë edhe disa njerëz që i kam mposhtur në 2013-tën, në krye me Kadri Veselin e Sami Lushtakun, Agim Bahtiri iu thotë atyre kot e keni, ju kam mposhtur atëherë e do të iu mposhtë prap”, ka deklaruar Bahtiri.