Agim Bahtiri tentoi ta përqafojë kundërkandidaten, ajo largohet (Foto)

  04 Nov 2017

Debati në mes Agim Bahtirit nga AKR dhe Valdete Idrizi nga PDK ka përfunduar me shtërngim duarsh nga dy kundërkandidatët, shkruan Periskopi.

Në fund të debatit në Klan Kosova, ata përshëndetën njëri-tjetrin.

Kandidati i AKR’së, Agim Bahtiri tentoi edhe ta përqafojë kundërkandidaten e tij, por kjo e fundit nuk ia lejoi një gjë të tillë.

 

“Jo, jo”, i tha ajo Bahtirit teksa u distancua.

Ndryshe, Bahtiri e Idrizi do të përballen në garën e balotazhit më 19 nëntor, për Mitrovicën.

https://www.facebook.com/KKosovaOfficial/videos/1742046752507178/