fbpx
Agim Bahtiri: Dardan Molliqaj në bodrume takohej me biznesmenë të fuqishëm

Agim Bahtiri: Dardan Molliqaj në bodrume takohej me biznesmenë të fuqishëm

  15 Sep 2019

Agim Bahtiri i cili së fundmi aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje, ku edhe u bë pjesë e kandidatëve për deputet nga radhët e kësaj partie, ka folur sonte për anëtarin e Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj.Bahtiri, ka thënë se PSD bashkë me AKR-në ka qenë në qeverisje.

“Unë kam qenë prezent, ka qenë kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka qenë Dardan Molliqaj, dhe kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati. Ata kanë qenë në qeverisje vetëm kanë qenë prapa perdeve. Shikojeni marrëveshjen që e kanë nënshkruar me AKR-në dhe shikoni se çfarë bëhet aty”, ka thënë Bahtiri fillimisht.

Ai tutje ka thënë se Dardan Molliqaj ka bërë biznese me njerëz në podrum.“Zotëri Dardan e dinë shumë mirë që binte në atë podrumin aty poshtë dhe bisedoje me njerëz të fuqishëm të biznesit, e dinë ai me kënd”, është shprehur Bahtiri.