Afrona e Blero japin lajmin e madh, pritet këtë dhjetor!

  30 Nov 2017

U tha se u ndanë, ngaqë sinjalet me raste i dhanë të tillë, derisa gjithçka që mund të ketë pasur, po del të ketë qenë ndonjë krizë e tejkalueshme.

Një gjë të tillë, sapo na e konfirmoi edhe vetë Afrona, përmes postimit të një imazhi mjaft interesant.

E fokusi kryesor këtë herë, nuk ishin çifti, por plani që kanë bërë të dy për muajin që po vjen.

Dhjetori i ftohtë, do i gjejë në udhëtim të përbashkët çiftin e shumëpërfolur, ashtu siç kishin deklaruar në njërën prej intervistave.

Destiancioni i radhës i tyre, do të jetë New York-u, aty ku duket se do t’i kalojnë edhe festat e fundvitit.

Epo, ky është edhe një argument tjetër se, çifti në fjalë po e dërgojnë lidhjen e tyre drejt një vendimi shumë serioz, që ka kohë prej se pritet edhe nga adhuruesit e të të dyja palëve.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.