Për shkeljet që i kanë bërë gjatë fushatës zgjedhore, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gati 170 mijë euro gjoba për partitë politike.
Kjo është bërë në përputhje me Ligjin e Zgjedhjeve dhe rregullat e brendshme të PZAP-it, raporton lajmi.net.
LDK do t’i paguajë PZAP-it 67 mijë euro, derisa Partia Demokratike e Kosovës ka mbi 26 mijë euro gjoba, prej të cilave 1 mijë e 350 i ka paguar.
Pa dënime nuk ka shpëtuar as Lëvizja Vetëvendosjes. Ky subjekt është gjobitur në total me 21 mijë e 750 euro.
Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit ka bërë shkelje gjatë fushatës të cilat i kanë kushtuar në vlerë prej 18 mijë e 500 eurove, nga të cilat janë paguar 1 mijë e 650.
13 mijë e 550 euro gjoba janë shqiptuar edhe për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Partia e Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit ka dënime në vlerë gati 13 mijë euro.
Më lehtë ka shpëtuar Nisma për Kosovën e cila është dënuar me 2 mijë e 850 euro.