Aeroplani përplaset për një pemë, përfundon në autostradë (Video)

  20 Nov 2017

Aeroplani përplaset për një pemë, përfundon në autostradë (Video)

Një pilot dhe një pasagjer janë larguar të palënduar pasi një aeroplan me një motor u përplas për një pemë në një autostradë në Florida, SHBA.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pilotin Marc Allen Benedict, 61, dhe pasagjerin e tij 55-vjeçarin Gregory Guinee.

Autoritetet kanë thënë se ata e kishin mbushur me karburant aeroplanin në Zephyrhills Municipal Airport dhe po tentonin të ktheheshin në Clearwater Airpark.

Si rezultat, autoritetet nuk kanë dhënë detaje tjera, përveçse duke thënë se kanë hapur një hetim.