fbpx

Adem Mikullovci: Shumë shpejtë do të merret vesh se çka po ndodh në Vetëvendosje

  14 Dec 2017

Anëtari i Vetëvendosjes dhe njëherazi deputeti i kësaj partie në kuvendin e Kosovës, Adem Mikullovci, ka thënë për ‘Gazeta Blic’, se nuk ka përçarje në këtë parti.

Ai ka shtuar se shumica e lajmeve në media janë të pavërteta, dhe shumë shpejtë do të zbardhet e vërteta.

“Nuk ka asgjë të keqe në VV, ndodhin mosmarrëveshje por VV është e bashkuar, 99% çka po thuhet në media nuk janë të vërteta, shumë shpejt do të bindeni për këtë”, ka thënë Mikullovci.

Ndërkaq, ka disa ditë që në Vetëvendosje kanë shpërthyer shumë pakënaqësi.

E gjithë kjo filloi me publikimin e një bisede mes anëtarëve të kësaj partie, ku protagoniste kryesore ishte Aida Dërguti, shkruan Gazeta Blic.

Dërguti në bisedën me anëtarët tjerë të VV-së, ka ofenduar rëndë themeluesin e Vetëvendosjes Albin Kurtin.

Pas kësaj, reaguan shumë deputetë, të cilët u rreshtuan në një formë ndërmjet Aida Dërgutit, dhe Albin Kurtit.

Dërguti pas këtyre zhvillimeve ka ofruar dorëheqje nga postet të cilat ajo mbante në këtë parti, dorëheqja e saj u pranua nga këshilli i përgjithshëm i VV-së, ku pas një mbledhje maratonike, lideri i VV-së Visar Ymeri, dënoi gjuhën ofenduese të Dërgutit, ndërsa konfirmoi së Dërguti nuk do të këtë më asnjë post në këtë parti.