Abrashi shpall fitoren, edhe pse shifrat flasin kundër tij: Jam kryetar i Prishtinës

  21 Nov 2017

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, e ka shpallur fitoren ndaj Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes.

Abrashi, në balotazhin e djeshëm ndaj Ahmetit, doli humbës me 307 vota diferencë, por që KQZ, gjatë ditës së sotme, njoftoi se në dy vendvotime në këtë komunë ka ndodhur një gabim gjatë futjes së të dhënave të rezultateve preliminare, gabime të cilat e ngushtuan rezultatin mes dy kandidatëve në 237 vota.

Me gjithë këtë rezultat, Abrashi shprehet i bindur se rezultati përfundimtar i këtyre zgjedhjeve do ta bëjë atë kryetar të ri të Komunës.