Abrashi e le prapa Ahmetin, ky është numri i votave që i kanë shtuar në raundin e dytë të zgjedhjeve! (Foto)

  21 Nov 2017

Për dallim prej raundit të parë të zgjedhjeve lokale në raundin e dytë LDK-ja me kandidati i saj për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arban Abrashi ka shënuar rritje të konsiderueshme të votave.

Bazuar në të dhënat preliminare të KQZ-së, Abrashi ka arritur të sigurojë rreth 10 mijë vota më shumë në zgjedhjet e 19 nëntorit krahasuar me ato të raundit të 22 tetorit.

Ndërsa kundërkandidati i tij nga radhët e VV-së, Shpend Ahmeti i cili ka qeverisur Prishtinën në katër vitet e fundit, nuk ka shënuar rritje më të madhe se 3 mije e 109 vota.

Abrashi, kishte nënshkruar marrëveshje koalicioni me AAK-në dhe ish-kandidatin e kësaj partie për kryetar të Prishtinës Arbër Vllahiu. Ndërsa Ahmeti kishte bashkuar forcat me AKR-në dhe kandidatin e saj për kryetar Selim Pacolli, i cili në zgjedhjet e 22 tetorit ishte rënditur i trti pas Ahmetit dhe Abrashit për nga numri i votave.

Aktualisht, sipas të dhënave preliminare të KQZ-së Ahmeti ka 41 mijë e 401 vota ndërsa Abrashi 41 mijë e 164 vota. Rezutlatet përfundimtare të KQZ-së pritet të dalin brenda kësaj jave. /Gazeta Blic/