Abixhiku mbron ambasadorin zviceran: Me rëndësi kapja e shtetit – kushdo që u del para ka të njëjtin fat

Abixhiku mbron ambasadorin zviceran: Me rëndësi kapja e shtetit – kushdo që u del para ka të njëjtin fat

  29 Mar 2019

Deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke iu referuar rastit të ambasadorit zviceran Jean-Hubert Lebet i cili pati kritika për numrin e madh të veteranëve në Kosovë, ka thënë se me rëndësi është kapja e shtetit, kushdo që u del para ka të njëjtin fat.

Abdixhiku ka thënë se nuk është mirë që të dëbohen “të huajt” që ndërtojnë ujësjellës, ruajnë kufijtë e lobojnë për Kosovën.“Mbajë ‘të tanët’ që mashtrojnë me 53 milionë në autostradë, punësojnë gjithandej djem, reja, kushërinj e familjarë”.

“Dëbo ‘të huajt’ që me para të taksapaguesve evropianë ndërtojnë ujësjellës, ruajnë kufijtë e lobojnë për ty jashtë”.“Shkatërruan gjithçka brenda. Tashti rendin e kanë miqtë jashtë. Me rëndësi kapja, kushdo që u del para ka të njëjtin fat”.Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Abdixhikut në Facebook.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.