Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka akuzuar rëndë kreun e PDK-së, Kadri Veselin.
Abdixhiku i ka thënë Veselit se i vjen keq që ka udhëhequr një organizatë kriminale, siç ka qenë SHIK-u.
“Ju jeni në panik z. Veseli. Përpos që keni udhëhequr një organizatë krinimale, ju e keni shkatërruar edhe një parti, e cila ka një grusht vota. Mirëpo, nuk do të lejojmë që ta falimentoni shtetin”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Veselit, i cili ka thënë se Abdixhiku është një mashtrues dhe një rrenc.
“Më vjen keq që jeni një rrenc. Ndërkaq, sa i përket SHIK-ut, duhet të ju them se ju jeni që keni sjellur njerëz të UDB-as këtu”, tha ai.
Veseli i tha Abdixhikut se ‘ti e urren UÇK-në’, dhe për këtë flet kundër saj.
Kryetari i Kuvendit tha se listat e vetarënëve janë fryer dhe ka thënë se ka qenë i vetmi që ka kërkuar nga propkuroria që të hetojë mënyrën se si janë hartuar listat.