fbpx

Abdixhiku jep një lajm të mirë për qytetarët e Kosovës!

  20 Dec 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili njëherësh është edhe kryesuesi i Komisioni për Buxhet dhe Financa ka njoftuar se ky komision sot ka trefishuar buxhetin për trajtimin e qenve endacak në vend.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, duke thënë se kjo është një përgjigje ndaj kërkesave e brengave të shumta të qytetarëve.

Sipas tij, ky buxhet duhet të zgjidhet shpejt.

“Si përgjigje ndaj kërkesave e brengave të shumë qytetarëve tanë, sot në Komisionin për Buxhet dhe Financa, të cilin e udhëheq, trefishuam buxhetin për trajtimin e qeneve endacak në vend. Ky problem nacional duhet të zgjidhet shpejt. Nga 1 Janari, mjetet janë në dispozicion”, ka thënë Abdixhiku