AAK PUBLIKON FAKTE PËR “MANIPULIMIN E ZGJEDHJEVE NË ISTOG

  18 Dec 2017

Sekretari Ekzekutiv i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Valon Tolaj ka thënë se rezultati i zgjedhjeve në Komunën e Istogut është manipuluar.

Ai ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) se i ka dhënë fitoren kandidatit të LDK-së, Haki Rugova, në raundin e tretë të zgjedhjeve në këtë komunë.

Për këtë, Tolaj ka ofruar fakte, teksa ka publikuar një fletëvotim që i është numëruar LDK-së, edhe pse votimi ka qenë jo i rregullt, sipas Tolajt. Ai ka thënë se tri qendra të vendvotimeve në Komunën e Istogut duhet të shkojnë sërisht në rivotim.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.