AAK-ja tradhton LDK-ne dhe ben koalicionin e madhe me Vetevendosjen!

  15 Dec 2017

Përderisa AAK-ja në balotazhin e 19 nëntorit u bashkua me kandidatin e LDK-së në Prishtinë, Arban Abrashin për ta mposhtur Shpend Ametin e Vetëvendosjes, duket se me fitoren e Ahmetit gjërat kanë ndryshuar.

Kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje ka arritur koalicion pasgjedhor me AAK-në në Komunën e Prishtinës.

Ky koalicion do të marrë formë zyrtare më nënshkrimin e tij që pritet të ndodhë mesditën e sotme, bëjnë të ditur burime të Gazetës Metro.

Partia e Ramush Haradinajt me këtë koalicion pritet t’i marrë në udhëheqje tri drejtori të kryeqytetit, përkatësisht AAK-ja do të udhëheq me Inspekcionin, Arsimin dhe Kulturën.

Me këtë Shpend Ahmeti arrin shumicën e nevojshme për ta zgjedhur kryesuesin e kuvendit, si dhe për të marrë vendime të tjera gjatë mandatit të tij të dytë radhazi.

Kujtojmë që Ahmeti në balotazh e ka mposhtur kundër kandidatin e tij nga LDK-ja, Arban Abrashin.

Ahmeti kishte lidhur koalicion me AKR-në, kurse LDK-ja me AAK-në

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.