AAK-ja na tradhtoi!

  06 Dec 2017

Deputeti i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi në seancën e kuvendit tha se fajtor për mos kalimin e buxhetit është AAK-ja, shkruan Gazeta Blic.

Sherifi tha se deputeti i AAK-së, Blerim Kuqi në takimin që kishin pasur në bufe i kishte premtuar se në votim do të merrnin pjesë deputetët e AAK-së, si dhe se kishte informacione se edhe deputetët e LDK-së do të marrin pjesë.

”Në takimin që kishim në bufe me Blerim Kuqin ai më tha se deputetët do të marrin pjesë në votim”, tha ai.

 

Sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse dështoi ky votim.

Në fund, deputeti i Nismës tha se po jep këto informacione vetëm për të sqaruar publikun

Ndryshe, projektbuxheti për vitin 2018 nuk ka marr votat e mjaftueshme të deputetëve.

Pas një debati dy ditësh nga ana e deputetëve projektbuxheti është hedhur në votim por që nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

Për projektbuxhetin kanë votuar vetëm 58 deputetë që nuk ka kuorum për t’u miratuar, pasi që opozita nuk ka dashur të marrë pjesë në votim.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se gjatë seancës do ta hedh përsëri në votim. Tash po debatohet për pikat e tjera të rendit të ditës./GazetaBlic

 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.