fbpx

AAK-ja me deklarate te forte kunder Vjosa Osmanit

  31 Oct 2017

Pas paralajmërimit të Vjosa Osmanit për rrëzimin e Qeverisë, flasin nga AAK-ja
Deputeti i Kuvendit të Kosovës Ahmet Isufi ka folur për Gazeta Blic, rreth paralajmërimit të Vjosa Osmanit, e cila ka thënë që në pranverën e vitit 2018 Qeveria Haradinaj do të rrëzohet.

“Opozita duhet ta kryeje misionin e vet, e konsideroj se qeveria është duke kryer punuar jashtëzakonisht mirë, dhe nuk ka pse të rrëzohet qeveria”, ka deklaruar Isufi.

Isufi tutje ka shtuar se opozita dhe pozita e fortë janë në dobi të Kosovës.

“Opozita e fortë është e mirë sepse e korrigjon pozitën, pra edhe pozita e fortë që të dyja këto janë në dobi të Kosovës”, ka përfunduar ai.

Ndërsa ditë më parë deputetja e LDK-së Vjosa Osmani ka thënë se gjasat që të rrëzohet qeveria në qershor janë 99%.

Sipas saj, rrëzimi do të ndodhë për shkak se kjo qeveri nuk ka mundësi që të shtyje vendime përpara.