Kryetari i AAK-së në Kaçanik, Ylber Bajra ka demantuar lajmin e publikuar në disa media online, ku thuhej se AAK do ta mbështet Vetëvendosjen në balotazh në këtë komune.
Bajra, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se dega e AAK-së, nuk ka marrë asnjë vendim politik deri tash, njofton Gazeta Blic.
Shkrimi i plotë:
Të nderuar bashkëqytetar te Kaçanikut,
Më lejoni që përmes këtij njoftimi t’ju bëjë me dije që lajmi i dhënë në disa media portale me pretendimin që dega e AAK në Kaçanik do ta mbështesë kandidatin e VV në garën për balotazh, është plotësisht i pavërtet dhe mashtrim.
AAK dega në Kaçanik nuk ka marrë asnjë vendim politik për mbështetjen e ndonjë kandidati për balotazh. Ne jemi në konsultime të vazhdueshme, si me zyrën qendrore të AAK-së e poashtu brenda strukturave të degës, dhe çdo vendim që do të merret, do të bëhet publik menjëher.
Ylber Bajra,
Kryetar i AAKsë
Kaçanik
Theme : Good News Lite