AAK del me njoftim zyrtar për mbylljen e kazinove, tregon se a e përkrahë iniciativën

AAK del me njoftim zyrtar për mbylljen e kazinove, tregon se a e përkrahë iniciativën

  21 Mar 2019

Kërkesës së LDK-së për mbajtjen e seancës së jashtzakonshme për mbylljen e të gjitha kazinove dhe lojērave të fatit i është përgjigjur pozitivisht partia e kryeministrit Haradinaj, AAK.

Grupi parlamentar i AAK-së ka thënë se është pro kësaj iniciative dhe se ka kohë që kryeministri Haradinaj ka kërkuar mbylljen e këtyre aktiviteteve.

“Grupi Parlamentar i AAK-së përkrah iniciativēn për mbajtjen e seancës së jashtzakonshme për mbylljen e të gjitha kazinove dhe lojērave të fatit duke pasur parasysh pasojat që po i sjellin vendit tonë.

Ka kohë që Kryeministri Haradinaj ka paralajmëruar shqyrtimin e mbylljes së aktiviteteve të kazinove dhe lojērave të fatit si dukuri negative që po e dëmtojnë interesin e shoqërisë sonë.
Shkalla e rrezikshmērisē së funksionimit të tyre është rritur dhe ka kaluar çdo limit deri te aktet e përmasave tragjike të vrasjes së njerëzve prandaj duhet të veprojmë energjikisht në mënyrë që të ndalet ky trend që po e dëmton shoqērinë tonë.

Urgjentisht duhet të bëhet pezullimi i tyre dhe të fillojë procedura për krijimin e bazës ligjore që ndalon veprimtarinë e kazinove dhe lojërave të fatit” thuhet në njoftimin e AAK-së.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.