fbpx

A po e përgatit PDK skenarin e njëjtë për Haradinajn, ashtu siç e kishte për rrëzimin e Mustafës

  29 Dec 2017

Mos ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës që ishte nënshkruar më 26 gusht të vitit 2015 nga presidenti Hashim Thaçi që në atë kohë e drejtonte Ministrinë e Punëve të Jashtme, nuk do t’i ftohë marrëdhëniet e PDK-së me partitë në koalicion qeverisës, ashtu siç ndodhi me LDK-në dhe ish-kryeministrin Isa Mustafa.

Këtë mendim së paku e ka shefi i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqri Bytyqi. Sipas tij, me rrëzimin e marrëveshjes aktuale për Demarkacion do të hapet rrugë për rishikimin e marrëveshjes, gjë e cila është shprehur i bindur se do të përkrahet edhe nga Mali i Zi, shtet ky i cili tashmë e ka të ratifikuar këtë marrëveshje.

“Konsideroi që qeveria aktuale e ka marrë shumë me seriozisht zgjedhjen e çështjen e Demarkacionit. Për ne si NISMA dihen qëndrimet tona prej kohësh kur kemi qenë ne opozitë, por edhe tani që jemi në pozitë nuk kanë asnjë lloj ndryshimi. Është pa një seriozitet i qeverisë me formimin e një komisioni të ri i cili e ka shtuar besueshmërinë të partisë sonë dhe të tjerëve të cilët e kanë pasur një dyshim rreth demarkimit të pikës kufitare me Malin e Zi dhe tani mendoi që marrëveshja duhet të procedohet në parlament dhe të votohet nga deputetët, besoi që shumë deputetë që e kanë pasur të paqartë, ky komision me informacionet e reja mendoi që e ka qartësuar situatën dhe mund t’i jep zgjidhje Parlamenti i Kosovës dhe t’i thotë jo këtij demarkacioni në atë mënyrë që të hapet rruga për një marrëveshje të re, ku besoi që edhe Mali i Zi do të jetë i interesuar për të diskutuar për një marrëveshje reale, një marrëveshje që do të jetë ashtu siç ka qenë vija kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi