A po e merr Shpend Ahmeti mbështetjen e Rrahim Pacollit për balotazh?

  31 Oct 2017

Anëtari i AKR-së, Rrahim Pacolli, është i mendimit që partia të cilës i takon, t’i bashkohet Shpend Ahmetit, për ta qeverisur Prishtinën. Ai ka sqaruar për Express fotografinë e publikuar të hënën mbrëma me Shpend Ahmetin, kryetarin e Prishtinës.

Pacolli tregon nëse AKR-ja do të bëjë koalicion me Vetëvendosjen për qeverisje në kryeqytet.

Rrahim Pacolli i AKR-së thotë se shumë prej anëtarëve të partisë së tij, kanë vullnet që t’i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosjes në garën e 19 nëntorit. Pacolli, duke e komentuar një fotografi të postuar mbrëmë në rrjetin social Facebook me Shpend Ahmetin dhe Dardan Sejdiun, shpjegon se me këta të fundit kanë një vullnet të mirë për të ardhmen.

“Kemi vullnet të mirë, Unë, Shpendi e Valon Lluka anëtar i kryesisë së AKR-së dhe Dardan Sejdiu. Disa prej AKR-së kanë vullnet edhe prej vetëvendosjen dhe presim me u bo mirë në të ardhmen. Mirë kishte me qenë me pas koalicion me VV-në, e ky është mendimi jem”, është shprehur për Express, Rrahim Pacolli.

Ai, po ashtu, thekson se janë një pjesë e madhe e partisë që kanë dëshirë që qeverisjen ta bëjnë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në zgjedhjet e 22 tetorit, Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes mori 43.32 për qind, Selim Pacolli i AKR-së 10.40 për qind, Arban Abrashi i LDK-së 35.89 për qind, Arbër Vllahiu i AAK-së, 35.89 për qind.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.