Në emisionin e Fidan Jupollit në Express, sonte ishte i ftuar ish-kandidati i AKR’së, Selim Pacolli. Ai ka folur rreth balotazhit të mbajtur të dielën; për marrëveshjen me Shpend Ahmetin dhe votat
Selim Pacolli thotë se është angazhuar në fitoren e Shpend Ahmetit, pasi që është zotuar se do t’i qëndronte mrapa marrëveshjes së nënshkruar me kandidatin e Vetëvendosjes.
“Kam bërë ftesa që të dalin dhe ta votojnë kauzën e krijuar me Shpendin”, është shprehur Pacolli.
Ai, i pyetur nga Fidan Jupolli, nëse ka pasur marrëveshje të fshehtë me LDK’në, – pasi marrëveshja e VV-AKR, nuk u reflektua në votat që mori kandidati i tyre, Shpend Ahmeti, – thotë se asnjëherë nuk do të bënte diçka të tillë
Pacolli ka folur edhe për votat me kusht që pritet ta përcaktojnë fituesin në kryeqytet. Sipas tij, 1700 votat nuk do ta ndryshojnë rezultatin preliminar.
Theme : Good News Lite