A mund ta ndryshojnë votat me kusht rezultatin në komuna? Flet Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti ka folur rreth zgjedhjeve lokale të mbajtur më 19 nëntor në Radio Urban Fm.

Kurti ka kritikuar partitë që janë në pushtet në kontekstin e keqpërdorimit të pushtetit për të fituar disa komuna duke bërë koalicione nën tavolina.
“Ka pasur shumë koalicionë nën tavolinë dhe kjo ka bërë që në disa qytete kemi dalur keq. Besoj qe thelbi i progresit është kritika.

Ai që kritikon shkon nga pozicioni që është i vetëhapur. Zgjedhjet lokale dhe parlamentare janë shumë të ndryshme. Në parlament në përgjithësi qytetarët e shohin më mirë punën që bëjnë deputetët, ndërsa në zgjedhjet lokale kemi pasur më pak asamblesitë dhe kjo ka ndikuar që te populli të ndikojë që mos të votohet VV’ja. Aty nuk transmetohen problemet e tyre.

Aty janë interesat më individuale, një varg më i ngushtë i botkuptimeve,” tha Kurti, shkruan Periskopi.Gjithashtu Kurti ka folur edhe për votat me kusht që sipas disa analistëve këto mund të ndryshojnë rezultatet aktuale. “Populli ka folur të dielën sot po flet regjimi.

Përderisa të dielën numri i njerëzve që votonin ka qenë shumë i madh, tash është një situatë tjetër – është një numër i vogël i votave me kusht. Partitë tjera kanë tendenca për të krijuar konflikte. Ata që thonë rinumërim ata dëshirojnë konflikte, por ne duhet të ruajmë qetësinë,” shtoi Kurti./Periskopi/