fbpx

A mori vendim për ta përjashtuar Aida Dërgutin, Këshilli i Përgjithshëm i VV-së?

  17 Dec 2017

Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, ka vendosur që me qetësi ta tejkaloi situatën e krijuar në këtë parti pas publikimit të një bisede virtuale ndërmjet zyrtarëve të VV-së ku në një moment Aida Dërguti kishte fyer Albin Kurtin.

Të paktën kështu ka lenë të kuptohet, anëtari i kryesisë së VV-së Ismajl Kurteshi, në një deklaratë para mediave pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, ku u vendos shpallja e zgjedhjeve të brendshme për kryetar.

Kurteshi ka thënë se do të vazhdojnë përpara me Dërgutin dhe gjithë të tjerët duke shtuar se Kurti ia ka falur gabimin asaj.