Anëtari i LDK-së, Sokol Havolli ka mohuar se kanë pasur marrëveshje të sekrete me PDK-në për të mbështetur kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës Arban Abrashin, në balotazhin e 19 nëntorit.
Havolli, thotë se PDK-ja kishte vendosur pa koordinim me LDK-në për të mbështetur kandidatin e tyre për kryetar të kryeqytetit.
“Vendimi i tyre se kë do ta përkrahin, i takon atyre. Në zgjedhjet e kaluara e kanë mbështetur Shpend Ahmetin ndërsa në këto zgjedhje e përkrahen Arban Abrashin”, tha ai.
Sipas Havollit, e vetmja marrëveshje politike për të mbështetur Abrashin në balotazh ka qenë ajo me AAK-në.
“Marrëveshje mes PDK-së dhe LDK-së nuk ka pasur. E vetmja marrëveshje është ajo me AAK-në të cilën z. Abrashi e ka bërë me ish-kundërkandidatin e tij z. Vllahiu”, ka thënë Havolli.
Pas ankesës së LDK-së në PZAP, për parregullësi të mundshme gjatë procesit zgjedhor, kjo e fundit ka kërkuar rinumërim të votave në Prishtinë. /Gazeta Blic/