Por duket se Apple ka një tastierë për një dorë të fshehur në një kod, i cili ka qenë aty prej të paktën iOS 8.
Veçoria misterioze u zbulua nga një developer, por për fat të keq nuk është ende në dispozicion, transmeton Gazeta Express.
Steve Troughton-Smith, një zhvillues nga Irlanda zbuloi veçorinë teksa ishte duke e përdorur një Simulues të iOS.

Ai e publikoi në Twitter këtë zbulim duke shkruar se tastiera e iOS ka një mënyrë për një dorë, majtë ose djathtë, të papërdorur më parë. Një prekje e dyfishtë e butonit Home, e shfaqë çfarëdo që është në ekran në gjysmë të ekranit, duke e bërë më të lehtë që të arrihet kur përdoret celulari me një dorë.
Veçoria është e përfshirë edhe në sistemin më të fundit të iOS. Kështu mund të përdoret tastiera për një dorë: