A kanë qenë Glauku e Aida në SHIK? – Përgjigjet Xhavit Haliti

A kanë qenë Glauku e Aida në SHIK? – Përgjigjet Xhavit Haliti

  17 Apr 2019

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka folur për Shërbimin Informativ të Kosovës dhe reagimet e kohëve të fundit se Glauk Konjufca dhe Aida Dërguti kanë qenë pjesë e tij.

Haliti ka thënë se nuk e di nëse Konjufca dhe Dërguti kanë qenë pjesë e SHIK-ut.“Unë e di qysh funksionon shërbimi.

Por, nuk e di nëse ata kanë qenë pjesë e SHIK’ut. Këtë nuk e di”, ka thënë Haliti në Debat Plus në Tv Dukagjini.

Debatin për SHIK-un e ka hapur deputeti i PSD’-së, Dardan Molliqaj. Ai ka thënë se deputeti i VV-së, Glauk Konjufca ka qenë në këtë Shërbim. E ky i fundit më pas e akuzoi deputeten e PSD-së, Aida Dërgutin.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.