A janë pajtuar Mahmuti dhe Shyhretja? kjo foto dëshmon gjithçka (FOTO)

  18 Dec 2017

Mahmut Ferati dhe Shyhrete Behluli janë këngëtarët më të pëlqyer e madje shumë të dashur për publikun shqiptarë, shkruan Gazeta Blic.

Ata ndër vitesh kanë bërë një publik për vete me hitet e njëpasnjëshme të cilët kanë krijuar por që moti nuk kanë sjellur hite të reja.

Që nga viti 2015 dyshja nuk kanë sjellur projekte të reja muzikore, duke u përfolur për një ndarje të mundshme të cilët edhe nuk flasin që disa vite.

 

Por, përmes rrjeteve sociale është vetë Mahmuti i cili ka publikuar një fotografi së bashku me Shyhreten duke na paralajmëruar për një pajtim të tyre.

‘Disa vite më parë me të madhen Shyhrete Behlulin’, është mbishkrimi i fotos, ku siç duket artistat janë pajtuar ndërmjet vete.

Duhet theksuar se presim ndonjë risi nga ta duke na argëtuar me këngë aq të pëlqyera nga i gjithë publiku.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.