A janë ende partner biznesi, Berat Buzhala dhe krimineli serb Zvonko Veselinoviç? (VIDEO/DOKUMENTE)
Që nga maji i vitit 2010, Kosova kishte nisur ndërtimin e seksionit të autostradës që lidh Prishtinën me kufirin shqiptar duke u përballur me kundërshtime të shumta që ndërlidheshin me faktin nëse projekti përfaqësonte vlerën e duhur në krahasim me paratë e dhëna.
Ishte agjencia hulumtuese “Balkan Insight”, ajo që bërni nje hulumtim të detajuar mbi aktivitetin kriminal të Arena Invest në lidhje me gurëthyes në veri të Kosovës, lidhjet e kësaj kompanie me Bechtel-Enka, e poashtu edhe bashkëpunimin e ngushtë me kriminelin serb të veriut, Zvonko Veselinovic.
Marrëveshja ishte strukturuar ashtu që kontraktori kryesor, Bechtel-Enka mund të nënkontraktonte punë në vlerë të qindra miliona eurove te kompanitë private dhe gurëthyesit pa pasur ndonjë mbikëqyrje publike.
Arena Invest, e themeluar në vitin 2009, ishte një nga gurëthyesit që po shikonte të merrte para në këtë nguti për asfalt.
E regjistruar nga një grup figurash me ndikim dhe lidhje me operatorin e dytë të telefonisë mobile në Kosovë, IPKO dhe me partinë e Thaçit, PDK-në, kompania ishte në pozitë të mirë për të ofertuar për një pjesë të aksionit.
Arena Invest është pjesërisht në pronësi të themeluesit të IPKO-s, Akan Ismailit, që ishte emëruar nga Thaçi për të shërbyer që nga viti 2012 e deri në fillim të vitit 2015 si ambasador i Kosovës në Uashington DC, që konsiderohet si një nga punët më të rëndësishme në diplomacinë e jashtme të Kosovës.
Bashkë me Ismailin, hise kishte edhe drejtori i IPKO-, Bujar Musa, mik dhe qiradhënës i Thaçit.
Pronari i tretë, Fadil Demiri, ishte një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, udhëheqësia e së cilës, duke përfshirë edhe Thaçin, e kishte themeluar PDK-në si parti, pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 2009.
Hisedari i fundit që posedon aksione edhe aktualisht, sipas regjistrave zyrtarë është Aleksandar Mihajloviq, i cili në mënyrë të pasuksesshme kishte garuar në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar në Kosovë, për partinë pro-Beogradit, Listën Serbe. Ai është një ish-drejtor i shërbimeve publike në komunën e Gracanicës, një enklavë serbe në periferi të Prishtinës.
Gazetari Berat Buzhala, deputet i parlamentit të Kosovës për partinë e Thaçit, PDK-në, deri në vitin 2014, e që ka lidhje të afërta me Ismailin dhe Musën, po ashtu ishte i listuar si bashkë-pronar i kompanisë në vitin 2009, për një kohë të shkurtër, para se të fillonin punët në minierë.
Këtu mund ta gjeni dokumentin zyrtar të aksionarëve të “Arena Invest”: http://birnsource.com/viewer/2921
Madje, z. Buzhala e ka pranuar edhe publikisht që ka qenë nja nga pronarët e Arena Invest, bashkë edhe me serb të veriut. Këtë pohim e ka bërë nëpër statuse të ndryshme, por edhe ne emisione televizive. Një nga emisionet ku e pranon këtë është intervista e dhënë për emisionin “Me Shukin”:
Shikojeni videon nga minuta: 26:40.
#meShukin – I ftuar: Berat Buzhala (Emisioni i plote 10) – GjirafaVideo
Edit descriptionmeshukin.gjirafa.com<
Buzhala disa herë ka potencuar që është larguar nga ky biznes, por pa spjeguar se sa milionë ka fituar, sa para janë zhvatur nga buxheti i Kosovës, si edhe asnjëherë nuk ka spjeguar lidhjet e tij me kriminelin serb, Zvonko Veselinovic.
Për më tepër, Gazeta Express ka fshehur shumë raportime të krimeve të Veselinovicit.
Ditëve të fundit, flitet se gurëthyesit janë ende në punë, si edhe Veselinovic është aktiv me kamionët e tij. A është ende Buzhala bashkëpunëtor i ngushtë i Veselinovicit? Faktet thonë që po. Ditëve në vazhdim do të publikohen detaje të reja.