Presidenti Hashim Thaçi i cili ka votuar së bashku me familjen e tij pak më parë, është diskutuar në media për një shkelje të mundshme gjatë votimit, shkruan Gazeta Blic.
Kjo pasi që Thaçi ka dhënë deklaratë për media brenda vendvotimit, e siç duket diçka e tillë nuk është e lejueshme.
Mirëpo, një gjë të tillë e ka demantuar menaxherja e atij vendvotimi, e cila ka thënë se presidenti është i pavarur politikisht dhe nuk ka ndikim nëse jep deklaratë aty.