Gjyqtari Beqir Kalludra ka refuzuar të flas në lidhje me atë se a ka pasur ndonjë kërkesë nga anëtarët e Vetëvendosjes për ta takur deputetin, Albin Kurti, raporton Media Kosova
I kontaktuar nga “Media Kosova”, Kalludra nuk ka dashur të flasë rreth kësaj çështje.
“Ju lutem shumë, natën e mirë”, ka thënë shkurt ai.
Ndërkohë, mbrëmë i ftuar në një debat televiziv ishte deputeti Liburn Aliu për folur për zhvillime e fundit në Vetëvendosje.
I pyetur nga moderatori se a kanë tentuar ndonjëri nga anëtarët e Vetëvendosjes të shkojnë dhe ta takojnë Kurtin pas kësaj përçarje që i ka ndodhur Lëvizjes ai ka thënë se personalisht jo dhe nuk e di për të tjerët.
Mes tjerash Aliu ka shtuar se kjo gjë edhe mund të jetë e vështirë të realizohet pasi që gjykatësi Beqir Kalludra po shihet si person i cili po përndjekë Lëvizjen Vetëvendosje, madje ai ka përmendur rastin se si i kishte dënuar aktivistët e VV-së pa fajë e njëjten gjë e ka bërë edhe me Albin Kurtin e Donika Kadaj- Bujupi.
Ndryshe Seanca e radhës u caktua më 20 dhjetor.
Kurti e Kadaj ishin arrestuar më 27 nëntor pasi kishin shkelur masën e arrestit shtëpiak.
Theme : Good News Lite