fbpx

A e keni ditur se gruaja e Agim Çekut ka qenë Miss, ja edhe tani duket kaq bukur!

  11 Dec 2017

Agim Çeku është një nga politikanët më serioz në skenën politike vendore, i cili njihet si person i prerë dhe pa shumë fjalë.
Përtej angazhimit të tij në jetën politike, bënë përshtypje edhe jeta e tij private. Ka shumë kureshtje për familjen e tij, por pak informacion të saktë.

Dihet që Çeku është në lidhje shumë vjeçare me ish “Miss Kosoven”, bukuroshen pejane Mimoza Harxhi, me të cilën ka edhe fëmijë, e e cila edhe sot e kësaj dite duket tamam miss, shkruan Kosovarja.

Sot, djali i çiftit ka festuar ditëlindjen me shokë e shoqe në një nga qendrat tregtare më të njohura në kryeqytet.

Në festën e ditëlindjes kishte bashkëmoshatar, e aty ishin edhe Agimi bashkë me Mimozen, të cilët rrallë për të mos thënë fare shihen bashkë në publik.