fbpx

A e dini si lindi lidhja mes Marines dhe Getit?!

  24 Sep 2017

10-të shtatori ishte dita kur ata më në fund panë njëri tjetrin pranë altarit.

Pas një lidhjeje relativisht të gjatë, reperi Getoar Selimi e mori për nuse moderatoren e famshme shqiptare, Marina Vjollcën.

Dyshja u kurorëzuan pranë bregdetit në Gjirin e Lalëzit, e më pas organizuan një ceremoni të madhe tipike shqiptare.

Por a e dini se si nisi gjithçka në mes dyshes së famshme?

Epo këtë e ka treguar vet Marina si e ftuar në emisionin Xing me Ermalin, te Ermal Mamaqi, i cili s’e linte rehat me pyetje nga dasma.

“Më shkroi në instagram. Më kishte fotografuar kur po shfaqesha te Procesi Sportiv dhe m’i dërgonte fotografitë e mia. Më tha që të takohemi dhe unë i thashë se çfarë pune kemi ne bashkë. Ai ma ktheu: shumë gjëra mund të bëjmë bashkë. Më tha se kur të vinte në Tiranë do më ftonte, ai erdhi e nuk më shkroi. Ndërsa unë, publikoja fotografi kinse jam në punë. Kështu vazhdoi derisa një ditë u takuam dhe më pas, u dashuruam”, ka thënë ajo.