A e dini që i dashuri rus i Adelina Tahirit është pronar i këtij klubi të njohur ?

  19 Dec 2017

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Adelina Tahiri i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me një burrë “misterioz”.

Pavarësisht se ka qënë ajo që ka rrëfyer për herë të parë se ka një lidhje dashurie dhe është ai që i paguan klipet dhe udhëtimet luksoze, Adelina nuk e ka treguar kurrë identitetin e tij.

Burime për mediat pranë këngëtares bëjnë me dije se ai është një biznesmen multimilioner nga Rusia por që jeton në Maqedoni.

Siç ka zbuluar Gazeta Blic, Sergej Samsonenko është edhe pronar i kubeve zinxhirë të Vardarit të Shkupit.

Me ardhjen e Samseoneko tek Vardari klubi nga kryeqyteti i Maqedonisë ka pasur suksese duke u kualifikuar edhe në Europa League në futboll