Që nga lufta e deri më tani janë dy persona që e kanë shoqëruar thuajse çdo hap kryeministrin e Republikës, Ramush Haradinaj.
Bëhet fjalë për Blerim Bajramajn dhe Arif Ahmetxhekajn të cilët shoqërojnë të parin e ekzekutivit.
Të njëjtit njëherësh janë edhe vozitësit e të parit të Qeverisë së Republikës.
Kabineti i Haradinajt ka konfirmuar për “Indeksonline” se Bajramaj dhe Ahmetxhekaj edhe zyrtarisht kanë detyrën e shoferit për shefin e qeverisë.