A e dini çka simbolizon “treni bullgar” që po e përmendin PDK-ja e LDK-ja?

Profesori i Shkencave Politike, Arben Qirezi ka treguar se cili është kuptimi i fjalës “treni bullgar”.
Ky reagim i tij erdhi pas akuzave të vazhdueshme të PDK-së që ia beri VV-së duke iu referuar manipulimit me vota në Komunën e Prizrenit.
Po ashtu, edhe LDK në Prishtinë e ka quajtur “tren bullgar” në Prishtinë.

Postimi i plotë e Qirezit:
Ne konferencen per shtyp te PDK po thuhet se ne Prizren eshte deformuar vullneti i qytetareve permes trenit bullgar.

Sa per sqarim, treni bullgar eshte metode e manipulimit te zgjedhjeve me c’rast, votuesve qe jane te gatshem te shesin voten e tyre, apo qe detyrohen nga frika te votojne per ndonjeren parti ose kandidat, u jepen fletevotime te plotesuara para se te hyjne ne vendvotim apo ne qendren votuese.

Pastaj, kur hyn ne vendvotim, votuesi e merr fletevotimin e zbrazet, por e fut ne kuti te votimit fletevotimin e plotesuar qe ia kane dhene paraprakisht dhe e merr me vete fletevotimin e paplotesuar qe e ka marre ne vendvotim.

Nese ka ndodhur kjo kudo ne Kosove, atehere prania e fletevotimeve te falsifikuara paska qene e madhe, ose zyrtaret e PDK-se nuk e dijne cka dmth treni bullgar.