Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se nuk e di kush do të rri ose të dalë në Vetëvendosje pas situatës së krijuar në këtë parti.
“Unë nuk e di kush del e kush rrinë”, ka thënë Molliqaj në Zonën e Debatit kur është pyetur se a do ta lënë partinë Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Shpend Ahmeti e Aida Dërguti.
Ai në Klan Kosova ka treguar se janë një numër i madh i aktivistëve që kanë bindje e vlerësime të ndryshme me Albin Kurtin.
Pa dashur të zbulojë emra të tjerë, Molliqaj ka thënë se janë të shumtë ata që nuk pajtohen me idetë e Kurtit.
“Çdo ndarje është rrezik për organizatën tonë dhe për shtetin tonë. Unë nuk e di se kush del e kush rrin. Unë jam duke u angazhuar për këto mendime që i thash, për këto çështje, dhe janë shumë njerëz që po angazhohen për këto. Prapë e thash më herët se kurrë nuk ka me u marr vesh por janë shumë ata njerëz, janë shumë të tjerë dhe nuk është çështje e shumicës është çështje e bindjeve. Por është gabim të cilin e ka bërë PDK me neve, tu thonë pak jeni ju, edhe në fund dicka tjetër ka ndodh.”, ka theksuar ai.