fbpx

A do ta votojë Shpend Ahmeti, Albin Kurtin për kryetar?

  11 Dec 2017

Shpend Ahmeti ka refuzuar të përgjigjet para gazetarëve nëse do ta votoj Albin Kurtin për kryetar të Vetëvendosjes, raporton Gazeta Blic.

“Ende nuk ka ardhë koha e zgjedhjeve”, tha ai.

Ndërsa, Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e saj këtë të hënë nga ora 14:00.

Por tash kur gati kanë kaluar disa orë prej fillimit të saj, nuk bëhet fjalë për përfundim, pasi ajo do të zgjasë edhe për katër orë të tjera, kështu ka konfirmuar Shqipe Pantina.

“Mbledhja e kryesisë do të zgjasë edhe për katër orë të tjera pasi që ende ka anëtarë që nuk kanë shprehur mendimin e tyre”, ka thënë ajo.

Pantina nuk ka treguar se çka konkretisht po diskutohet në këtë mbledhje të kryesisë, por bëri me dije se në këtë parti nuk behet fjalë që të vjen deri tek ndarja në tabore ashtu siç, ka thënë ajo, është përfolur në ditët e fundit.