Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka publikuar rezultatet e 24 orëve të fundit për COVID-19.
Sipas këtij raporti nga gjithsej 419 mostra të testuara, 241 kanë dalë pozitiv me koronavirus, ndërsa janë shëruar 143 persona, përcjell “Zeri.info”.
Më tutje në raport bëhet e ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur gjashtë persona nga COVID-19.
“Numri total i rasteve pozitive është 6.286 nga 32.375 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 150 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.369 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.762. /Zëri