fbpx

2000 Shqiptar te enjten ne Beograd per ndeshjen Partizan-Skenderbeu?!

  01 Nov 2017

Më shumë se 2,000 shqiptarë nga Lugina e Preshevës të enjten kanë në plan të udhëtojnë për në Beograd me flamuj të kuq për të marrë pjesë në ndeshjen e futbollit në mes Partizanit dhe Skënderbeut, njofoton B92.

Sipas marrëveshjes, dy klube nuk do të presin tifozët, por mediat lokale nga Lugina e Preshevës presin ardhjen e shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci, Medvegja, Nishi dhe Vranja.

Partizani ka marrë masa të mëdha sigurie për të parandaluar çdo incident që mund të shkaktojë që klubi të dëbohet nga Evropa.