20 vite më parë treshja Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, tashmë i rënë dëshmorë, dolën për herë të parë para opinionit publik si pjesëtarë të UÇK-së, në Llaushë të Skënderajt.
Ky ishte vetëm fillimi i mobilizimit të madh për luftën që po fillonte.
Kësaj i paraprijnë luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe Policisë serbe, të drejtuara nga komandanti legjendar, Adem Jashari.
E pikërisht sot, deputeti Daut Haradinaj si dhe deputeti Rexhep Selimi janë bërë bashkë në kryeqytetin e Prishtinës, përkrahë njëri-tjetrit për të mirën e vendit.
Ishte pikërisht muaji nëntor i vitit 1997 që i nxori publikisht ata si pjesëtarë të UÇK-së, e sot festojnë bashkë lirinë në Kosovë.