fbpx

17 vjet nga vrasja e Xhemajl Mustafës. Rrëfimi rrënqethës i bashkëshortës se si mori vesh për atentatin

  23 Nov 2017

Sot janë bërë 17 vjet nga vrasja e Xhemajl Mustafës, njërit prej bashkëpunëtorëve më të gushtë të presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Gati dy dekada nga kjo vrasje që tronditi opoinionin publik, ende nuk dihen autorët e këtij akti të rëndë, madje as nuk ka të dyshuar, shkruan Magazina.al

Familja Mustafa që ka humbur besimin në institucionet kosovare të drejtësisë shpreson se Gjykata Speciale mund ta zbardhë këtë vrasje dhe shumë tjera të ndodhura pas lufte.

Duke kujtuar babanë e saj të ndjerë, vajza e Mustafës – Beriana ka thënë se nuk do ta kishte menduar kurrë që në edhe pas kësaj kohe në shtetin e Kosovës, urdhërdhënësit e vrasjes së babait të saj enden të lirë.

“Shteti i Kosovës, i ka borxh familjes sime dhe shumë familjeve tjera që të vë drejtësi. Përndryshe institucionet e këtij vendi nuk mund të flasin për sundim të ligjit, nëse themelet e saj mbeten të zhytura në gjakun e vrasjeve politike, për të cilat deri më tash askush nuk është sjellë para drejtësisë. Prehu në paqe babë, e beteja ime do të vazhdojë deri në frymën time të fundit, për të sjellë drejtësi për vdekjen tënde”, ka shkruar Beriana në Facebook.

Ndërkohë 17 vjet më parë një ekip i AP-së kishte marrë në intervistë zonjën Mustafa, e cila mes trishtimit dhe dhimbjes tregon sesi e mori vesh lajmin më të hidhur në jetën e saj.