fbpx

​VETËVRASJA ME LITAR E GRUAS NË RAHOVEC – FLET BASHKËSHORTI I SAJ

  19 Dec 2017

Hysnije Maliqi – Gashi, 39-vjeçe nga Komuna e Rahovecit, i dha fund jetës së saj duke e varur veten në mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e nënës, në fshatin Potoqan të Poshtëm të Komunës së Rahovecit. Ajo ishte e martuar dhe la pas 3 fëmijë, më i madhi 15 vjeç e më i vogli 7. Burri i saj, Dëfrimi, thotë se nuk i di motivet që e shtynë gruan ta kryente këtë akt. 39 vjeçarja u varros dje.

Një djalë 10-vjeçar po luan në oborrin e njërës shtëpi të familjes Gashi në fshatin Hoqë e Vogël, bashkë me kushërinjtë e tij, pak më të rritur. Me buzë në gaz e me mirësi, ai na kërkon që t’i bashkohemi në tavolinën ku po hahet dreka. Familjarët kishin shtruar këtë drekë për ta përkujtuar Hysnije Maliqi – Gashin, nënën e këtij 10-vjeçari, e cila të hënën që shkoi i dha fund jetës, derisa po qëndronte në shtëpinë e saj të vajzërisë, në fshatin Patoqan të Poshtëm të Rahovecit.

Hysnije Maliqi – Gashi u varros të hënën pasdite në varrezat e fshatit Hoqë e Vogël, pasi ishte varur me litar gjatë kohës sa po qëndronte për vizitë te shtëpia e nënës.

 

Por, në familjen ku ishte e martuar thonë se nuk i dinë motivet që e çuan në vetëvrasje nusen e tyre.

Gazeta Express, të martën ka qëndruar në familjen e së ndjerës dhe të burrit të saj, ku ka marrë rrëfimet e familjarëve rreth kësaj ngjarjeje të rëndë.

Një ditë pasi ndodhi tragjedia familja e burrit ka hapur të pame. Aty pohojnë se Hysnija ka pasur jetë të lumtur me burrin dhe familjen e tij.

 

Dëfrim Gashi, bashkëshorti i Hysnijes së ndjerë, ka rrëfyer për jetën bashkëshortore që ka pasur me gruan për më shumë se 15 vite. Ai thotë se si çift nuk kishin pasur probleme me njëri – tjetrin.

Dëfrimi tregon se gruaja e tij kishte ka shkuar një javë më herët në familjen e saj, ku edhe e ka kryer aktin.

“Ne i kemi pas marrëdhëniet e mira. I kemi pas tre fëmijë. Javën e kaluar ajo ka shku të nëna e saj”, thotë ai.

 

Por, Dëfrimi pohon se gruaja e tij ka katër muaj që kishte probleme shëndetësore, andaj që nga ajo kohë ajo përdorte edhe terapi mjekësore.

“I ka pas disa probleme shëndetësore. Qe katër muaj ajo ka qenë e sëmurë. Kam pas kontrolle të vazhdueshme te mjeku, i ka pas hapat, ilaçet duke i përdor. Si çift nuk kemi pas kurgjo, kurrë asni problem”, tregon ai për gjendjen e gruas tashmë së ndjerë ai.

Në varrimin e 39-vjeçares nuk ka mundur të jetë e pranishme motra e saj, e cila jeton në Zvicër. Ajo arriti në shtëpinë e familjes në Potoqan pasditen e së martës. Familjarët aty nuk kanë dashur të komentojnë rreth rastit tragjik.

“Na lini me dhimbjen tonë. Nuk duam të flasim për media”, i tha ekipit të Gazetës Express vëllai i tashmë së ndjerës.

Rast i Hysnije Maliqi – Gashit është rasti i dytë i vetëvrasjes në Kosovë gjatë kësaj jave. Para dy ditëve edhe një 47-vjeçare nga komuna e Gjilanit ia mori jetën vetes duke pirë acid në vendin e saj të punës, ku për disa vite punonte si rrobaqepëse