​BMW, Mercedes apo Audi? Cila veturë ka më të mirë sistemin e teknologjisë [Video]

  02 Nov 2017

Nëse jeni detajist dhe ju intereson çdo pajisje brenda veturës përpara se t’a blini, kjo video tregon hulumtimin e teknologjisë së brendshme brenda veturave të Mercedes-Benz, BMW dhe Audi, transmeton Indeksonline.

Këto vetura të përzgjedhura nga eksperti Mat Watson për këtë krahasim, kanë më pak rëndësi sesa teknologjia e tyre e brendshme. Por, fakti që dy prej tyre janë modele standarte dhe njëra është SUV, bën pak ndryshimin.

Pra, çfarë është puna e ‘Comand System’ tek Mercedes-Benz, sistemi i ri MIMI në Audi, apo iDrive në BMW? Watson shikoi çmimin, madhësinë dhe cilësinë e ekranit, performancat dhe efikasitetin sat-nav, përdorshmërinë, veçoritë shtesë dhe natyrisht lidhjen, e cila është çelësi.

Përmes videos të cilën mund t’a shihni më poshtë, mund të shihet se si funksionojnë këto sisteme të teknologjisë.

Rezultatet në realitet do të vareshin nga preferencat personale, pasiqë njerëzit kanë tendenca të ndryshme dhe mendime të ndryshme rreth kësaj çështje.

Ç’është më e vështirë të diskutohet janë faktet, sepse secila nga tre sistemet kanë zgjidhjen e tyre të vet më të mirë, më shumë fuqi përpunimi, secila me nga një faktor shtesë dhe kështu me radhë. Vlen të ceket që në këtë video janë diskutuar vetëm veçoritë e komoditetit, pa përmendur asnjë sistemet e sigurisë.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.